[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë



Botapress 1 Mars – Policia ka njoftuar se të shtunën në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete.Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës mbrapa objektit të Rektoratit në kryeqytet.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka theksuar policia.Ndërkaq rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Menu Title