Botapress, 16 Nentor-Një burrë 46 vjeçar nga Podujeva është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Pasi është njoftuar policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke thënë se nuk ka shenja dhune në trup, njofton Klan Kosova.Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete”.Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion.