[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjermania më 19 prill planifikon t’i kthehet normalitetit



Gjermania ka përpiluar një listë të gjatë masash, përfshirë obligimin për bartje të maskave në publik, me qëllim të kufizimit të tubimeve publike dhe hulumtimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit.

Sipas autoriteteve gjermane, me këto masa pritet që jeta t’i kthehet normalitetit, pas izolimit që merr fund më 19 prill. Në propozimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se këto masa do të ishin të mjaftueshme për ta mbajtur nën 1 shifrën e të infektuarve të kontaktit, duke e lejuar njëkohësisht kthimin gradual të jetës në normalitet, raporton Reuters.

Në këtë mënyrë, mekanizmi shëndetësor do të mund të përcillte 80 për qind të njerëzve që një person i infektuar ka mundur t’i kontaktonte. Kjo do ta mundësonte edhe hapjen e shkollave në baza rajonale, ndërsa kontrollet e rrepta nëpër kufij do të lehtësoheshin.

Menu Title