.
×

Gjyqtari amerikan Carolan rikthehet për ta zgjidhur ngërçin politik



Gjyqtari amerikan do të shërbejë përkohësisht në Gjykatën Kushtetuese, derisa të trajtohet një lëndë që pritet ta adresojë presidentja Atifete Jahjaga, me qëllimin për ta zgjidhur bllokadën e konstituimit të institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.

Zëvendësimin e tij kishte refuzuar ta bënte Jahjaga.

Një burim ka thënë se presidentja e ka kuptuar letërkëmbimin me Ashtonin në atë mënyrë që dekretimi pa propozim nga Kuvendi mund të bëhet vetëm për gjyqtarët që u vazhdohet mandati, por jo edhe për ata që zgjidhen tash. Problemi me pagën, për të cilën është thënë të ketë qenë arsyeja e largimit të gjyqtarit Robert Carolan, është zgjidhur. /Koha Ditore/