[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Godet Begjet Pacolli: Koalicioni ynë pjesë e Kuvendit, krenarë që vendet tona kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij



Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Tutje ai tha se përpjekjet  për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit.Pacolli theksoi se do ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve dhe se është krenar që vendet që fituan në Kuvend kanë shqetësuar Vuçiq-in dhe aleatët e tij.

Postimi i plotë:

Ri-numerimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit.

Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij.

Menu Title