[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Grenell nuk ndalet, mbërrin në Beograd ku do të takohet me liderët e Serbisë



I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell së bashku me delegacionin amerikan kanë mbërritur natën e së hënës në aeroportin e Beogradit, ku i ka pritur kryeministrja serbe, Ana Bernabiq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, raportojnë mediet serbe.

Grenelli, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të DFC-së, Adam Bohler, takohen të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe Bërnabiqin.

Njëjtë si me Kosovën, edhe me Serbinë do të nënshkruhet një Deklaratë e Përbashkët.

 

 

Menu Title