[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Latifi: Të konvertuarit që bëjnë zhurmë kundër LDK-së!



 

Prej themelimit të LDK-së, vazhdimisht ka pasur edhe kundërshtarët e vet brenda skenës sonë politike. Në fillim, kritikat gjatë veprimtarisë së saj kryesisht i kanë drejtuar enveristët. Pasiqë kritikat e tyre janë të kuptueshme, sepse dihet botërisht se ata kanë qenë dhe gjithmonë do të jenë kundër saj. Mirëpo, sidomos gjatë luftës në Kosovë dhe pas luftës, LDK-në me të madhe filluan dhe janë duke e kritikuar disa ish-udhëheqës të lartë të saj, dhe ato pena publicistike që vite më radhë ishin zëdhënëse të saj.
Me kalimin e kohës, disa prej tyre u konvertuan nga frika në partitë e reja të pasluftës, ndërsa disa të tjerë këtë e bënë pasi nuk arritën t’i realizonin interesat e veta. Sepse, në këtë parti edhe për këtë qëllim kishin hyrë. Këta tashmë janë edhe më të zëshëm se LPK-istët(lexo enveristët) kundër LDK-së. Disa ish-funksionar të lartë të LDK-së që tani nuk janë aktiv, vazhdojnë të japin intervista të vazhdueshme kundër kësaj partie, kurse publicistët që dikur ishin zëdhënës të kësaj partie, dalin si përforcim i penave enveriste.
Të këtillët, pra të konvertuarit që bëjnë zhurmë kundër LDK-së, përbëjnë tre-katër lloje të veçanta; llojin e politikanucëve, të publicistikucëve, analist-banalistucët dhe të ashtu quajturit „Rugovist“. Prandaj, as debatët e tyre, as shkrimet publicistike që i bëjnë, nuk konsiderohen serioze jo vetëm nga ata që e dinë këtë, por as nga vetë televizionet që debatojnë, si dhe as për botuesit e gazetave ku ata i plasojnë shkrimet, duke „vajtuar“ për fatin e LDK-së.
Sepse, nuk kanë asnjë lloj interesi as prej intervistave, as prej shkrimeve të tyre, për faktin se opinioni ata i konsideron si individë që kanë dalë nga identiteti i vet nga frika dhe nga interesi. Me një fjalë, konsiderohen si njerëz falls. Dhe, fallsitetet nuk i duhen askujt, e as pronarëve të gazetave, të cilët kërkojnë për rritjen e klikimeve në rrjetet sociale, të portaleve me njerëz me identitet të vetin.
Konfuci thot: “Para se të nisësh rrugëtimin e hakmarrjes, hap dy varre”.
Me fjalë të tjera kjo kategori, janë njerëz që s’e kanë guximin për ta mat vetën për të hyrë në garë me të tjerët dhe që janë interesxhinj.
Zhurma e tyre ngjan me krrokamat e sorrave, kur mblidhen në qiell dhe e bëjnë zi një pjesë të tij. Duke qenë të pacipë, këtyre nuk u intereson as se a u beson kush a jo. Kryesorja, krrokasin.
Ky soj, pa fije cipe të fytyrës, veten e konsideron si elitë politike dhe publicistike të gjithëdijshme. Disa nga veprimtarët apo politikanët e dikurshëm të LDK-së, ose që shkruajn letra të hapura në adresë të liderit apo të partisë, zi e shohin LDK-në dhe i himnizojnë vlerat e partive të reja, e sidomos kohët e fundit, partinë e VV -së, duke e konsideruar si shpëtimtare të kombit. Ndërsa publicistikucët, veç kritikave në adresë të saj, kritikojnë edhe publicistët e guximshëm e me identitet se gjoja e kanë prishur gazetarinë!
Edhe prej tyre kërkojnë të jenë të paidentitet dhe të shkruajnë si ata shkrime të pacipta. Në fakt, ata edhe kurrë s’kanë qenë të rangut publicistik. E dinë edhe vetë publicikucët këtë, por kanë dëshirë që veten ta paraqesin si elitë në këtë fushë. Madje, thonë se edhe kanë identitet! Po çfarë identiteti kanë njërëzit që nga frika dhe interesi bëhen tjetërkushi, ose që dalin jashtë vetes së tyre?!
Politikanucët kërkojnë që edhe politikanët me identitet të futen në llojin e tyre, ndërsa publicistikuesit, analist-banalistucët, synojnë ta rrisin llojin e vet. Këtë e synojnë edhe nëpër gazeta, media televizive e nëpër kuleare. Është e dhimbshme kur edhe disa që kanë njëfar identiteti, shpeshherë dakordohen me kopallat e tyre për politikën dhe publicistikën. Edhe vetë të shkuarit e mendjes për këtë, është humbje e identitetit, sepse ai që ka identitet, nuk bie pre e asnjë mendimi, por u qëndron stoik mendimeve të veta.
Ani të kujt, të politikanucëve, analist-banalistucët dhe të publicistikucëve! Të atyre që i ndërrojnë mendimet sa herë që ndeshen me dhunën dhe me interesin. Soji i tyre është i dëmshëm për shoqërinë dhe kombin, sepse synojnë t’i tërheqin nga humbja e identitetit. Sa më parë që ta kuptojnë këtë të gjithë, aq më shpejt do të lirohemi prej tyre.
Ata mund të krrokasin edhe më, por asaj krrokame nuk duhet t’ia vërë veshin askush. Dhe, kur të mos përfillet krrokama e tyre, edhe vetë do ta lënë atë. Ja, këta janë ata që sot janë më të zëshmit kundër LDK-së. Ndryshe: këta janë politikanucët, analist-banalistucët dhe publicistikucët.
Këta janë ata të paidentitetshmit, që ndonjëherë ua marrin kohën me intervistat, debatet televizive dhe shkrimet e tyre kundër kësaj partie dhe kryetarit të saj. Nuk janë edhe aq shumë, po kohën jua humbin qytetarëve. Këta përveç zhurmës dhe hutisë, s’i bëjnë gjë LDK-së, madje, veç e forcojnë.
Ata të cilët vazhdojnë edhe sot pa ia nda të thirren në këto „vlera“ vetëm sa për t’i luftuar kundërshtarët e tyre politikë janë sipas mendimit tim provokatorë dhe përçarësit më të mëdhenjë brenda politikës shqiptare të cilët pikëpamjet e veta politike i konsiderojnë si të vetmet që bëjnë zgjidhjen e kauzës sonë kombëtare pa e patur aftësinë dhe guximin intelektual që t’i pranojnë me urtësi politike dhe intelektuale mendimet e të tjerëve, qoftë edhe ato me të cilat nuk pajtohen. Mospajtimin e disa kundërshtarëve dhe të mendimeve të tyre i kam kuptuar dhe do ti marrë gjithnjë si vlerë e pluralizmit politikë, por vetëm deri në atë masë sa ato mospajtime të mos i tejkalojnë kufijtë e tolerancës njerëzore dhe kombëtare, ngase të drejtën për ta shfaqur publikisht mendimin rreth pikëpamjeve dhe bindjeve politike nuk dëshiroj t’ia mohoj askujt, por as që duhet pranuar që dikush tjetër t’i mohoj këto të drejta, mbase atdhetarizmi dhe përkushtimi kombëtarë i secilit prej nesh, para se të jenë obligime intelektuale, janë ndjenja shpirtërore të njeriut që ai i ka ndaj kombit dhe atdheut me të cilat nuk duhet lozur kohë e pa kohë dhe vend e pavend.
Dçka tjetër që mbetët shqetësuese, është për trumbetuesit që vazhdojnë t’i thurrin lavde kryeministrit të pesëdhjetëditëshit, të shkarkuar, Zotni Albin Kurti, i cili me narcizmin e tij demagogjik, tashmë dëshiron dhe kërkon të bëjë paradën e viktimës nëpër Kosovë, në një kohë që Kosova është viktimë e tij, pra është fotografia e tij reale. Ai për karrigen e tij, nuk ia ndien që e djeg Kosovën dhe për të arritur qëllimet e tija bolshevike është gati të hedhë valle mbi kufoma, siç po tenton të hedhë, ndërsa njerëzit po vdesin nga pandemia, dhe ai bën sikur është akoma kryeministër. Ku, vazhdimisht i shkelë vendimet e veta, Ai duhet që sa më shpejtë të shkoj në shtëpi, që Kosova të lirohet nga uzurpuesit e pushtetit të keti soji!
Sepse, M. Bini në projektin e tij të mbrapsht, dëshiron që sa më shumë ta acaroj situatën politike në Kosovë dhe Kosovën ta largoj nga miqtë e saj tradicional në krye me SHBA-të. Nervozizmi i tij djallëzor, vërehet edhe me faktin se, sa më afër datës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese aq më agresive bëhet partia e tij në pushtet, bashkë me falangat dhe kolonën e pestë brenda LDK-së. Ku, oponentët e saj virtualë kërcënojë natë e ditë në rrjete sociale, çdokënd që u duket shkaktar që mbetën pa pjesën e kulaçit. Ndërkaq, M. Bini me ofshamën e pafuqishme dhe letrat që ia dërgon bashkë me argatët e tij në çdo adresë të botës po e pranon dështimin apo sulmet e tjerëve që janë tepër të forta?. Njëherit, mbetët të shihet më tej tek M. Bini, se çka do të ndodh me shpresën e të përjashtuarve që tani i ka brenda partisë së tij e që ishin në pushtetet e mëparshme të ardhur nga partitë t‘jera?.
Për ndryshe, ne të gjithë jemi dëshmitar se, LDK dhe Presidenti Rugova ishte përplotë rreze drite në kohë më të vështira për popullin e Kosovës. Edhe në këtë kohë LDK, nuk duhet të qëndroj si lule dielli por duhet të jetë vetë Dielli, ndërsa të tjerët le të sillen rreth saj.
Andaj, për të gjithë ata, nëse kanë vetëm pak ndërgjegje njerëzore, të gjithë ata që thirren në filozofinë profetike Rugoviane, dhe paraqiten si Rugovista të urtë e të butë e si melaqe, ndërsa me veprime janë helmues e kërcnues, dhe janë helaçe, është një këshillë dashamirëse, për t’ i thirrur mendjes dhe për të u kthyer mbarë e si duhet edhe në mendime, qëndrime dhe veprime.
Ndërsa LDK-ja, vazhdimisht duhet t’i kushtoj rëndësi kollitjeve të parakohëshme të lajmeve ndjellakeqe që vijnë nga; politikanucët, analist-banalistucët dhe publicistikucët. Këta janë argat, që e kryejnë punën me pagesë…kjo është detyra që dinë ta bëjnë këta, e padronët e pronarët e tyre janë mekatarët më të mdhenjë të atdheut! Prandaj, e përsëris se LDK, duhet të vazhdoj t’a ruaj unitetin, kundrejt presionit të paparë medial, i cili vjen si postë e porositur nga mbeturinat e SHIK-ut!

18 maj 2020
Haki Latifi

Menu Title