.
×

Hashim Thaçi: I çon ‘mesazh’ Albin Kurtit



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka dhënë një prononcim para gazetarëve.Ai ka thënë se sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën; ndërsa kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje,

Albin Kurtit, i mbetet që ta bëjë hapin.Thaçi edhe dje ka folur për mandatarin, duke theksuar se ai e ka gati emrin e mandatarit, derisa pret që Kurti të lëviz.

I pari i vendit ka theksuar se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti duhet që ta marrë ose ta refuzoj mandatin.