[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-së



Botapress, 20 Shtator – Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni i Qeverisë së SHBA-së do ta vizitojë nesër Kosovën.
Sipas njoftimit, delegacioni do jetë i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Njoftohet se kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Menu Title