[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoxhaj: Është detyrë ligjore e morale që të mbrojmë dhe ta respektojmë Kushtetutën



Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke thënë se është detyrë ligjore e morale e të gjithve që të mbrojmë dhe ta respektojmë atë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shteti u ndërtua me shumë sakrifica e mund, për të ardhur deri te ky dokument që mbron integritetin e qytetarëve tanë dhe të institucioneve tona.

Ai gjithashtu tha se miratimi i Kushtetutës së Kosovës përveç që vuri themelet e shtetit tonë, po ashtu vuri themelet e vlerave dhe parimeve demokratike që i ka populli ynë.

Postimi i plotë:

Miratimi i Kushtetutës së Kosovës përveç që vuri themelet e shtetit tonë, po ashtu vuri themelet e vlerave dhe parimeve demokratike që i ka populli ynë. Sot, ne gëzojmë shtetin i cili u ndërtua me shumë mund e sakrifica për të ardhur deri te ky dokument që mbron integritetin e qytetarëve tanë dhe të institucioneve tona. Është detyrë ligjore e morale e të gjithë neve që të mbrojmë dhe ta respektojmë atë. Të gjithë ne duhet të besojmë fuqishëm në shtetin tonë dhe të ardhmen euroatlantike. Urime Dita e Kushtetutës!

Menu Title