[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

I infektuari me koronavirus ikën nga Spitali i Gjakovës, policia në ndjekje të tij



Në spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, një pacient me koronavirus ka ikur nga spitali, duke rrezikuar kështu jetët e shumë persona tjerë.

Ky pacient me Covid-19 ishte shtrirë ditë më parë në këtë spital dhe duke mos dëgjuar rekomnadimet e mjekut është larguar nga spitali ku po trajtohej bashkë me shumë pacientë tjerë me koronavirus.

Metro mëson se rasti është lajmëruar në polici dhe me të po mirren organet kompetnete.

Kujtojmë, që në Kosovë këto raste nuk janë të pazakonta, pasiqë që nga fillimi i pandemisë ka pasur raste të tilla, si me qytetarë të thjeshtë që kanë ikur por ka pasur rast kur edhe një infermiere nga Vushtrria me Covid-19 është parë duke u shëtitur e lirë në sheshin e këtij qyteti, deri sa është ndaluar nga policia, pasiqë është lajmëruar nga qytetarët.

Ndërsa, dje gjithashtu në raportin e Policisë së Kosovë është njoftuar se një person nga Prishtina, përkatësisht në rrugën “Ilir Konushevci”, edhe pse me koronavirus është parë duke ecur rrugëve pa mbojtje./gazetametro.net

 

Menu Title