.
×

Indira A.Hoxha: E thotë Banka Botërore, mbi 50 përqind e popullatës në Kosovë konsiderohen të varfër



 

Sipas statistikave të Bankës Botërore, rreth 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri të skajshme, ndërsa mbi 50 përqind e popullatës konsiderohen të varfër. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e trazirave të mundshme sociale. Shkalla e varfërisë në Kosovë është shumë e lartë dhe statistikat e shumë organizatave ndërkombëtare dhe kosovare tregojnë për një gjendje shqetësuese, në një raport të tij, tregon se, varfëria në Kosovë llogaritet të ketë kaluar shifrën mbi 50 përqind, në këtë mes përfshihet shkalla e varfërisë së skajshme që arrinë në 18 përqind. Me këto të dhëna pajtohen edhe zyrtarë të bankës botërore. Për këtë gjendje të mjerueshme në Kosovë, këto organizata alarmojnë të gjith faktorët në Kosovë, që të punojnë në ndërtimin e një strategjie kombëtare për luftimin e varfërisë. Sipas tyre varfëria reflekton në mënyrë direkte edhe në lirinë e të drejtave të njeriut, se duhen bërë përpjekje maksimale për të gjetur forma që zbusin varfërinë, sepse sipas tyre, varfëria po ndikon edhe në rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Kosovë,duhet që së paku të identifikohen tre prej fushave. Janë identifikimi i gjendjes, pasojat e kësaj gjendjeje dhe rritja e veprave kriminale që kanë në një formë ose tjetër motiv dhe çështjen e varfërisë por edhe numrin e vetëvrasjeve në Kosovë. Ju e dini se pas luftës janë shtuar diku rreth 400 vetëvrasje. Ne në Kosovë ende nuk kemi institucione që mund të zbutin varfërinë. Varfëria zbutet në rast se njerëzit ndihmohen që të gjejnë punë dhe të punësohen, sepse e mbajnë vetë veten. Ne nuk guxojmë t’i mbyllim sytë para një fakti, ka të varfër, për fat të mirë ndoshta jo shumë. Por ata që janë në numër simbolik janë në situatë edhe të vetëvrasjes, në situatë edhe të dhunës në familje, janë në situatë edhe të sjelljeve asociale, të shkeljes së ligjit dhe në situata të tjera që ne ende nuk i kan të identifikuara. Sidoqoftë, gjendja sociale në Kosovë thonë të gjithë ka arritur pikën kritike dhe për pasojë ata paralajmërojnë rrezikun për trazira të mundshme sociale. Në rritjen e nivelit të varfërisë në Kosovë ka ndikuar dhe largimi nga puna i punëtorëve nga ndërmarrjet shoqërore që tashmë janë privatizuara,gjë që para ca ditësh në qendër të Prishtinës hasa në një njeri buzë rrugës që më të vërtet edhe rrezikohej nga veturat dhe ofendohej edhe nga njerëzit e pasur por jo të pasur në shpirt as në ndërgjegjje,ka përsona që postojnë çdo ditë dreka dhe darka, ushqime te ndryshme,vetura luksoze,ska mbet njeri human në këtë vend edhe ata që kane mbet jane shume të paktë….!