.
×

Indira A.Hoxha: Historiku i kullës në Rrafshin e Dukagjinit-Oda e Junikut



Kjo anë shqipëtare dallohet edhe për kullat e bukura dy e tri katëshe, të cilat gjatë periudhave të ndryshme kohore kanë lujtur rol të randësishëm.

Tipet e kullave paraqitën që në kohën e feudalizmit. Përveq në Shqipëri, Kulla të tilla kishte edhe në Dukagjin si (kulla e Fletit) në Çermenik (Kulla e Bjeshkës) etj. Në kohën e Balshajve e posaqerisht në kohën e Dukagjinve në Junik filluan ndërtimi i kullave për banim. Gjeri me 1462, Juniku dhe Dukagjini qeverisej nga Leka i III-të, ku gjatë kësaj kohe bëhet edhe ndertimi i kullës (Odes së Junikut), sipas tregimeve pronar i kësaj kulle në shek. XVII ishte Imeri Hoxha, I cili kishte ndertua kullë edhe në fshatin Nivokaz dhe Junik.

Që në fillim duhet theksuar se qellimi i këti punimi është të njihemi dhe të bejmë fjalë për ndertimin e Kullës (Odes së Junikut), karakterit të saj publiko-shoqëror dhe individual të banimit, që njëherit tregojnë se janë të lidhura për se afërmi dhe në mënyrë direkte me vetë përsonalitetin e udhëheqësve të Odës së Junikut.

Kulla e Imer Hoxhës, apo siq e quajnë populli, Oda e Junikut, ka një histori të veçntë. Oda e Junikut nuk ishte vetëm monument ku ndahet drejtësia sipas kanunit, por ishte kullë e kuvendeve dhe e besave në luftë kundër armiqëve të popullit shqiptarë. Në kohën e Tanzimatit, Turqia me çdo kusht u përpoq që ta shuaj aktivitetin e Odës së Junikut, meqë ky aktivitet konsiderohej si i rezikshëm për interesat e saj.

Imer Hoxha ishte aktiv në Lëvizjen Kombëtare Shqipëtare dhe pjesëmarrës i Lidhjës së Prizrenit. Në kohën e përgaditjes së Kuvendit të Lidhjës së Pejës, atëdhetari i dalluar Haxhi Zeka, me të kthyer nga Shqipëria, u ndal mu në këtë kullë të Junikut, ku u bë pajtimi i gjaqeve dhe ngatërresave në mes të shqipëtarve, fiseve dhe u vendos që t’i ndihmohet në çdo mënyrë Lidhjës së Pejës.

Gjatë viteve 1908-1912, udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqipëtare, vendosën që të organizonin një kryengritje të përgjithshme shqipëtare për liri dhe pavarësi, përkatësisht shlirim nga zgjedhja e sundimit otoman.

Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Beqir Vokshi dhe paria e Junikut, pas shumë beslidhjeve shqipëtare rajonale, si në Llapushnik, Podgur, Drenicë e në gjithë Kosovën vendosën të mbahet Kuvendi i Junikut, si kuvend i beslidhjeve dhe vendimeve përfundimtare.

Kuvendi i Junikut u mbajtë prej 21-25 maj 1912, në kullën tani i trashëguar nga i biri i tij Avdyl Imer Hoxhës. Në prag të vitit 1912, kur ushtria malazeze i sulmoj tokat shqipëtare të Plavës dhe Gucisë, familja dhe mashkujt e Junikut u nisën se bashku me Avdylin dhe me vullnetarët tjerë shqipëtar për t i mbrojtur tokatë shqipëtare.

Lëvizja e gjërë e armatosur e tërë popullit shqipëtar kundër gjenocidit serbo-malazez me qellim çlirimin e arriti në vitet 1918-1924. Si rrezultat i kësaj lufte të përgjithëshme u krijuan disa zona të lira. Nga kjo rezistencë e popullit rrezulltoi me krijimin e Zonës Neutrale të Junikut në dhjetor 1921 shkurt 1923, ku gjetën streh, bukë, besë dhe përkrahje në organizimin mbi 5.000 patriot, kryengritës, udhëheqës të Lëvizjës Kombëtare Shqipëtare në një luftë kundër okupatorit serbo-malazez.

Kulla apo Oda e Junikut gjatë përiudhës 1921-1923, kur Juniku ishte Zonë Demokracioni, në kufirin shqipëtaro-shqipëtar, gjetën vend të sigurt edhe: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Beqir Vokshi, Azem Bejta, Keri i Sadri Bardhit e shumë patriot tjerë. Plaku i Odës Avdyl Hoxha së bashku me parinë e Junikut arriti që në kohën 1921-1923, të organizojnë jo vetëm strehimin e luftëtarve shqipëtar, por dhanë kontribut në organizimin e qetave të LKSH-së për aksione të metejme kundër armikut. Gjatë kohës se Zonës së Demokracionit Avdyl Hoxha ishte edhe kryetar i kësaj Zone. Me shkatrrimin e Zonës Avdyli për një kohë qendroj në fashatin Gjocaj, ku organizoj popullin në qendresë.

Lufta e dytë botërore, Junikut i hapi rrugë të reja. U duk se deshira e shumë kohëshme e bashkimit kombëtar ishte shumë afër. Por, e tërë lufta dhe i tërë gjaku i derdhur, si dhe vendimet e Konferencës së madhe të Bujanit se “Kosova e Rrefshi i Dukagjinit, si gjithmon ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqiperinë”, u shkelen dhe as që u përmenden. Kosova përseri u pushtua nga serbia. Devizionet serbo-malazeze bën gjenocid mbi popullin shqipëtar.

Gjatë luftës 1941-1945, familja e Avdyl Hoxhës ishte në shënjestër të partisë komuniste e cila më 1944, në burgun famkeq të Gjakovës e likuidoi plakun e Odës.

Pas vrasjës së Avdyl Hoxhës, familjen e ushëhoqi i biri i tij Brahimi Hoxha i biri i Avdylit të parë i cili ishte i percjellur nga ç’do anë nga udëbëja, mbeti pa baba, pa tokë e cila u nacionalizua, pa bageti dhe gjera tjera për jetesë. Në këto kushte Brahimi arriti të vazhdoi traditën.

E gjithë veprimtaria e Brahim Hoxhës, u konkretizua në Kullën apo Odën e Junikut, që ishte simbol i qëndresës dhe mbijetesës, mikëpritjes e burrërisë, besës e nderit shqipëtar. Ajo ka shërbyer si vend ku janë marrë vendime me rëndësi dhe ku është respektuar mënyra dhe rregullimi i jetës shqipëtare në bazë të traditave e jo në bazë të ligjeve të sunduesit. Pas vdekjes së Brahim Hoxhës, traditë e ndarjes së pleqënisë e vazhdoi i biri i Brahimit mr.sc. Avdyl Hoxha. Ky njeri akademik në çdo mënyrë mundohej ti pajtonte familjet në konflikt, kishte një autoritet të madhë në popull dhe si i tillë arriti të pajtoj shumë familje si në Dukagjin, Kosovë dhe në malësinë e Gjakovës.

Kulla “Oda e Junikut” është djegur në prill të vitit 1999 nga okupatori serbë. Kanë mbetur vetëm muret e gjëra prej guri që mbijetuan flakën. Kulla ishtë nën mbrojtje të ligjit. Duke parë randësin historike të Junikut, Odës së Junikut dhe vlerave të familjës së Hoxha, kulla u restaurua në vitin 2002, dhe në këtë kullë ende behën pajtime dhe merren vendime nga popullata për të mirën e tyre.