[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Indira Hoxha: Lidhjet rituale të familjes,gjaku e gjinia e brezat shqiptarësh



Populli shqiptar quhet komb, sepse ka një atdhe, një gjak, një gjuhë dhe një traditë. Atdheu, gjaku dhe gjuha janë për kombin shqiptar një trinom i shenjtë. Ky nen i Kanunit të Lekës është formulë e pagëzimit për kombin shqiptar. Sa të rrojë gjithësia: gjaku dhe gjuha janë fillimi e mbarimi ( alfa e omega ) për racën arbërore. Gjak e fis janë të gjithë ata që brez pas brezi i përkasin një katragjyshi prej kohësh që s‘mbahen mend. Vargu i brezave të gjakut e të gjinisë, shkon në të pasosur ekziston thënia:“Katërqind zjarmesh ( familje ) me u nda shqiptari, ai as merr as nuk jep, do të thotë nuk ban miq ( krushqi ) në mes veti“.

Lisi i gjakut, lisi i tamblit, nip trungut e nip bije:

Për të treguar lidhjet e brezave nga më të vjetrit e gjeri të babai, Kanuni i Lekë Dukagjinit përdor thënien „ lisi i gjakut“ kurse për brezat nga ana e nënës thënia:, „lisi i tamblit“ ( i qumshtit ). Do të thotë se brezat rrjedhin a prej gjakut a prej gjinisë.

Në kodin zakonor shqiptar çështja e përkatësisë së breznive është zgjidhur në dobi të së drejtës atërore sipas formulimit „ Baba është fara dhe nëna është ara „. Për rrjedhojë fisi nga baba, ose „ lisi i gjakut“ përbën mbështetjen e të gjitha zgjidhjeve të tjera kanunore ( juridike ), përfshirë këtu të drejtën e trashëgimisë, dhe marrëdhëniet pasurore ndërmjet anëtarëve të familjes shqiptare.

Kurse, „ nip trungu“ apo „ mbesë trungu“ thirret ai varg mashkujsh a femrash, që rrjedhin prej bijave të martuara.

Menu Title