.
×

Indira Hoxha: Përmbi rrjedhën e kombit shqiptar flet historia



Vjetërsia e kombit shqipëtar provohet edhe sot në shekullin XXI, nëpër të gjitha viset të lashta, ku i gjejmë të ruajtura organizimin familjar e shoqëror të tij. Një shoqëri fisnore ku do në Europë, ende ka një shoqëri të tillë, ku ka ende gjurmë të dukshme në malet e Shqipërisë së Veriut, në Kosovën Lindore dhe në Pazarin e Ri.

Kjo shoqëri dhe kulturë është bartur edhe në shekullin XX, kur regjimi komunist e mori pushtetin në Shqipëri dhe Jugosllavi, në Kosovë, në Mal të zi, në Maqedoni, në Kosovën Lindore. Edhe në shekullin XXI-të ekziston e vërteta e shoqërisë fisnore që ka mbijetuar në këto treva etnike shqiptare. Mund të pyetemi pse ky sistem fisnor ka mbetur ende dhe çfarë dim për të?, si dhe pse lindën fiset është çeshtje që edhe sot e kësaj dite shtron enigma para shkencës.

Fisi zakonisht karakterizohet si një grup familjesh, përkatësisht vëllazërish, të bazuar në gjininë e gjakut. Rrjetën psikologjike të kësaj bashkëjetese e përbën tradita për stërgjyshin e përbashkët dhe kufijtë e përcaktuar saktësisht të territorit të fisit. Kushtet e reja të jetës së vendosur ndikuan edhe mbi jetën ekonomike, i cili mbështetej në lidhjen e gjakut ndërmjet njerëzve( fisi ), lindi sistemi i ri me lidhje territoriale ndërmjet njerëzve. U formuan grupime të reja popullsie, të cilat shquheshin në malet tona kryesore dhe normalisht që ato do të qëndrojnë gjithëmon si një „ mish i huaj „ në trupin tonë të shëndetshëm iliro-arbëror.