[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre



Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka paralajmëruar masa radikale në rast se Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre. Ata madje thonë se nëse vjen koha që t’i bojkotojnë shërbimet e tyre, atëherë do të jetë shumë vonë për institucionet.

Koeficienti sa më shpejtë në tavolinë për të quar drejt procedurës së vetingut në kuvend, ndërrimet e natës, kujdestaritë, orët shtesë dhe vikendet, janë kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria të bisedojnë dhe t’i konkretizojnë këto kërkesa, por që sipas tyre kjo e fundit nuk ka ndërmarr asgjë.

Krahas kësaj Havolli, bëri të ditur se në një kohë shumë të afërt do të bëhet e ditur se çfarë veprime sindikale do të ndërmarrin, tash e tutje për realizimin e kërkesave të tyre.“Sot kemi mbajtur një takim me odën e infermierëve, me shoqatat e infermierëve profesional dhe të gjitha shoqatat profesionale brenda QKUK-së dhe më tutje. Sot i kemi bërë të ditura kërkesat e kamotshme siç janë koeficienti sa më shpejtë në tavolinë për të quar drejt procedurës së vetingut në kuvend, ndërrimet e natës, kujdestaritë, orët shtesë dhe vikendet.

Ne në vazhdimësi i kemi bërë thirrje të ulemi të bisedojmë për t’i shtyrë dhe konkretizuar këto kërkesa. Vendimi i sindikatës i fundit ka qenë për protesta të përshkallëzuara, një e kemi mbajtur në QKUK, si alarm që institucionet të kthejnë kokën dhe tash ne në pajtim me të gjitha shoqatat e infermierëve, në një kohë të afërt do të marrim vendim se çfarë veprime sindikale do të bëjmë tash e tutje për realizimin e kërkesave”, ka thënë Havolli.Më tutje ai ka theksuar se, kur të marrin vendime sindikale, komunikimi social me qeverinë do të përfundojë.

“Kjo sindikatë në momentin kur merr vendimet të quajtura sindikale e radikale komunikimi social me qeveri do të përfundojë….Ne mund të bojkotojmë shërbimet tona profesionale dhe ndërhyrjet, ku nuk do të thotë që pacienti nuk do të ketë shërbim nga mjeku. Mirëpo kur vim deri te ajo kohë unë besoj që do të jetë shumë vonë për institucionet”, ka thënë Havolli.

Menu Title