.
×

Institucionet e Kosovës shprehin gatishmëri për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur keqardhje për viktimat e termetit në qytetin Elazig të Turqisë, ku mbetën të vdekur së paku 22 persona dhe 1,031 të plagosur.Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi theksoi se “Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme dhe bashkëndjenë dhimbjen me popullin e Turqisë”.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmetit, si dhe ka theksuar që “institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së”.

Të premten, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Richterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar operacionin për viktima tjera të mundshme.

Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Samedi 25 janvier 2020