.
×

Ish-ambasadorja amerikane Kaidanow thirrje partive politike: Respektojeni vendimin e Kushtetueses



Koordinatorja për Anti-Terrorizëm në Departamentit e Shtetit dhe ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow u ka bërë thirrje partive politike në vend që ta zgjidhin ngërçin politik në respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Interaktiv në KTV, Kaidanow ka thënë se u përket partive politike që vetë ta bëjnë zgjidhjen, por kjo duhet të bëhet sa më shpejt.

Intervista e plotë do të transmetohet javën e ardhshme. Në të ambasadorja flet për masat që edhe Kosova duhet të ndërmarrë kundër terrorizmit dhe kërcënimit nga ISIS-i.