.
×

Ismet Beqiri: Këto komuna e kanë vulosur fitoren e LDK-së më 6 tetor!



Botapress 30 Shtator – Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, ka zhvilluar disa takime me qytetarë në komuna të ndryshme.Në Mitrovicë, Vushtrri, dhe Drenas në kuadër të tubimit elektoral të LDK-së, ku është shpalosur programi qeverisës i kësaj partie, Beqiri është takuar me banorët e këtyre qyteteve, ku dhe ka marrë mbështetje për të dalur fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Vushtrria, Mitrovica, Drenasi dhe Dega ||-të në Prishtinë vulosën fitoren e 6 tetorit✌️”, ka deklaruar ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Mbështetja nuk ka munguar për të dhe subjektin që ai i takon as në tubimin e sotëm të mbajtur në Lipjan, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.“Lipjani është LDK✌️. #MeVjosenKryeministre”, ka deklaruar ai.