[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja kush mund të dëshmojë për vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut dhe plagosjen e Gani Gecit? (Dokumente)



 

 

Bajrush Morina –  Botapress – Shkumbin Mehmeti, I dënuar me 30 vjet burg të rëndë mund të dëshmojë se kush dha urdhër për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001

 

 

Robert Kucharski, prokuror i Prokurorisë së EULEX-it, më 1 prill të vitit 2016, e ka njoftar me shkrim Hajriz Kastratin, babain e Bekim Kastratit se ai si prokuror “…ka nxjerrë Aktvendim për ndërprerjen e hetimit në rastin e lartpërmendur lidhur me të pandehurin Agron Sylejmani, i vdekur dhe ndaj të  të pandehurve të tjerë të paidentifikuar”.

Në letrën e prokurorit Kucharski dërguar Hajriz Kastratit, të cilin e ka siguruar Botapress ndër të tjerash thuhet se kishte dyshime të arsyeshme se Agron Sylejmani  dhe të tjerët kishin kryer bashkërisht veprën kriminale të vrasjes së rëndë të 10 tetorit të vitit 2001.

Dhe kështu marrin fund të gjitha hetimet për vrasjen makabrë të 10 tetorit të vitit 2001 ku u vranë Bekim Kastrati e Besim Dajaku dhe u plagos rëndë Gani Geci.

Por në qoftëse i dyshuari për këtë vrasje kriminale, Agron Sylejmani I cili u vra në vitin 2004 në shkëmbim armësh me çrast vranë një polic të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut, në burg gjendet bashkëpunëtori i tij Shkumbin Mehmeti i dënuar me 30 vjet burg të rëndë.

…Dhe në qoftëse Shkumbin Mehmeti është në burg, ai mund të intervistohet nga Prokuroria e Kosovës apo e EULEX-it dhe të pyetet se kush dha urdhër për vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut?

Pra, besohet se një nga miqtë më të ngushtë të Agron Sylejmanit të vrarë gjendet I gjallë ndërkaq ai ose ata urdhëdhënës janë edhe gjallë e mbase edhe në pushtet.

Prandaj hetimet për vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut mund të rifillojnë ndërkaq dëshmitarët dhe urdhëdhënësit janë gjallë!

 

Drejtësia vonon por dënimi për drejtësinë duhet të merret përfundimisht një ditë!

Menu Title