[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jahjaga uron Adriana Matoshin për çmimin e fituar në Francë: Çikat e Kosovës godasin sërish



Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar aktoren Adriana Matoshi për çmimin si “Aktorja më e mirë” që e fitoi në Festivalin e Francës “See a Paris 2020”.“Çikat e Kosovës godasin sërish! Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020″. Krenare me ty”, shkruan Jahjaga në Faceboook.

Matoshi e rrëmbeu çmimin për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës.

Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

Menu Title