[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Katër persona janë dënuar në Kosovë me burgim të përjetshëm, dy nga ta në rigjykim



 

Së fundmi në Kosovë janë dënuar 4 persona me burg të përjetshëm, 2 nga ta në rigjykim.Në krimin e kryer në këtë vend gati një vit më parë nuk ishte i përfshirë vetëm një person.Në fshehjen e trupit të vrarë e të djegur të Shkodran Bytyqit, mori pjesë edhe vëllai i dorasit.

Por ndaj Dashmir Lalinovcit është veçuar procedura penale, nga Gjykata Themelore e Ferizajt.Ai do të dalë para Gjykatës me 23 dhjetor të këtij viti, ndërsa mbi të rendojnë akuzat për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Ndërkohë një ditë më parë vetë kryesi i vrasjes së rëndë, Trimor Lalinovci, u dënua me burgim të përjetshëm. Pos këtij rasti, me 24 shtator ky dënim iu shqiptua edhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu.

Por, për çfarë veprash mund të privohen nga liria për tërë jetën, kryesit e krimeve?E së fundmi në Kosovë dënim maksimal kanë marrë gjithsejtë 4 persona.Megjithatë 2 raste të tilla veçse janë kthyer në rigjykim nga Gjykata të shkallës së dytë apo instancës më të lartë gjyqësore.

Të gjitha këto janë bërë me pretendimin se janë shkelur procedurat ligjore.

Menu Title