[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshilltari i Thaçit ironizon me politikat sociale të Kurtit: Rriti, rriti edhe pak Albin



Këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar ndaj liderit të VV’së, Albin Kurtit.

Behramaj ka thënë se për Kurtin politikë sociale është të ndajë 20 euro për çdo fëmijë dhe nga 10 euro nga mosha 2 deri në 6 vjeç, por sipas Behramajt aj kujton se Qeveria nda 85 euro për çdo krerë lope dhe bullicave.

Ai ka shkruar tutje se Kurti duhet t’i rrit edhe pak politikat sociale.

Postimi i plotë nga Behramaj:

Për Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për çdo fëmijë mes moshës 2 deri 16 vjeç.

Ndërsa, aktualisht, Qeveria ndan nga 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive (kopetë e këtyre të fundit arrijnë deri në mbi 1 mijë krerë vetëm të një pronari). Madje, edhe për çdo therje të gjedhit në thertore të licencuara, Qeveria aktualisht ndan nga 75 euro për krerë.

Rriti, rriti edhe pak Albin, mos i jep menjëherë argumente opozitës që t’i zhvlerësojë politikat e tua sociale! 😉

Menu Title