[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kështu e parkoi veturën në Prishtinë, Shpend Ahmeti thotë se do ta dërgojë rastin në Polici



Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me dëmtimin që po i bëhet gjelbërimit nëpër lagje të shumta në Prishtinë.Duke publikuar një fotografi ku dikush ka parkuar veturën në një hapësirë të gjelbër tek Bregu i Diellit, Ahmeti tha se rasti në fjalë do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje.

Ai theksoi se parkimi pa vend dhe dëmtimi i hapësirave të gjelbëruara është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatorë.

Madje ai tha se nuk është fer ndaj bashkëqytetarëve një veprim i tillë.

Postimi i plotë:
Kjo hapësirë e përbashkët e banorëve të lagjes Bregu i Diellit është revitalizuar ditëve të fundit.

Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.Mbi të gjitha, nuk ështe fer ndaj bashkëqytetarëve!Jo parkimit te veturave në gjelbrim e vend e pa vend.P.S. Kjo do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje

Menu Title