.
×

Kështu foli Presidenti Ibrahim Rugova më vitin 1994 (Video)



Botapress, 19 Janar – Më 21 janar të këtij viti bëhen 14 vjet prej se ka shkuar në amshim por idetë, mendimet dhe porositë e tij edhe sot e kësaj dite janëe aktuale dhe të rëndësishme për të ardhmen e popullit shqiptar të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës, shkruan Botapress.
Presidenti Ibrahim Rugova më 21 janar të këtij viti mbush 14 vjet prej se ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, ndërkaq intervistat e tij, deklarimet e qëndrimet e tij edhe sot rishfaqen në forma të ndrsyshme të komunikimit qoftë përmes rrjeteve sociale apo edhe emetimit në kanalket e ndryshme televizive e mjetet e tjera të informimit, Rugovën e përmendin edhe kundërshtarët e tij politikë të cilët dikur e kanë patur kundërshtarë e sot e vlerësojnë, jo vetëm me nderime pranë varrit apo shtatores së tij në Prishtinë por edhe përmes deklarimeve të tyre publike duke e vlerësuar lart figurën e tij prej lideri politik.
Një video e Besfortvide po qarkullon këto ditë në shenjë të përkujtimit të 14 vjetorit të amshimit të presidentit Rugova.
Kjo video sjell intervistën e Presidentit Rugova dhënë për TVSH-në dhe e realizuar nga gazetari i TVP-së Sali Kelmendi. Intervista është zhvilluar më vitin 1994.
Botapress sjellë për lexuesit e vet këtë intervistë sa interesante aq edhe aktuale.