[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kështu u përleshën serbët në Veri të vendit, ku i përfshirë ishte edhe një polic



Indeksonline ka raportuar vazhdimisht për një incident që ndodhi së fundi në veri të vendit. Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Zoran Petroviq kishte goditur me armë në kokë një djalë të ri, e më pas armën zyrtare e kishte gjuajtur.

Petroviq, pjesëtarë i Njësisë Speciale të Kosovës ishte arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, të gjithë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.

Indeksonline ka arritur të sigurojë pamje nga fillimi i përleshjes që ndodhi mes bandave në veri të vendit, ku njëra prej tyre thuhet se i përket pikërisht policit Petroviq.

Në këtë video të siguruar nga Indeksonline shihet se ngjarja filloi në një lokal, ku disa prej të pranishmëve fillojnë të sulmojnë njëri-tjetrin.

Petroviq i cili edhe kishte goditur njërin prej të rinjve, anipse u arrestua është liruar pak orë më vonë, madje duke iu kthyer edhe arma zyrtare të cilën e kishte përdorur në këtë rast.

Më poshtë mund të shihni videon e këtij momenti.

Menu Title