.
×

Këta janë pesë kandidatët që morën më së paku vota nga Vetëvendosje



Derisa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dal të jetë më i votuari në zgjedhjet e 6 tetorit, në listën e kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik, ka persona që nuk kanë mundur t’i marrin as 700 vota.

Nga lista e kandidatëve për deputet, e cila kishte 110 emra, ne kemi zgjedhur pesë kandidatët që kanë marrë më së paku vota.Është Arsim Rexhepi i cili ka marrë vetëm 685 vota, pas tij është Driton Vela që ka marrë 955 vota, Hidajete Nikqi ka marrë 1052 vota, Teuta Fazliu 1301 dhe Nezir Bejta ka marrë 1362 vota.