.
×

Kim Kardashian lanson promon e dokumentarit të saj ‘Projekti për Drejtësi’



Kim Kardashian, është duke bërë thirrje masive mbi reformën e drejtësisë penale.Ylli i realitetit televiziv, publikoi promon e një dokumentari në kanalin Kim Kardashian West: ‘Projekti i drejtësisë’, shkruan DailyMail.

Tema e dokumentarit, ka të bëjë me vizitën e saj në burgje duke punuar së bashku me ekspertë juridikë për katër raste të personave që ata besojnë se janë dënuar padrejtësisht.‘Në Shtetet e Bashkuara, ka një problem të madh si shkak i burgosjeve masive ‘, thotë Kim në trailerin që ngarkoi në faqen e saj në mediat sociale.

Traileri, e shfaq bukuroshen duke marrë letra nga të burgosurit dhe duke biseduar me të tjerë që i treguan historitë e tyre. ‘Njerëzit meritojnë një shans të dytë’, thotë ajo në promon e dokumentarit.Kardashian, është më e njohur për zhvillimin e bukurisë dhe produkteve të modës dhe kronikimin e jetës së saj me motrat e në ‘TV’s Keeping Up with Kardashians’, por kjo gjë nuk e ndalon që të studiojë për drejtësi.

Ajo u interesua për reformën e drejtësisë penale pasi ndihmoi për të fituar lirimin e dy grave nga burgu.

Në një diskutim në lidhje me dokumentarin e saj të ri, Kardashian u pyet si do t’u përgjigjej njerëzve që mund të mendojnë se i ishte bashkangjitur vetë kauzës në mënyrë që të reklamojë markën e saj.‘Unë jam mësuar shumë me kritikat, kështu që asgjë nuk më vë në dukje’, tha West në ngjarjen e organizuar nga Shoqata e Kritikëve të Televizionit, ‘Në të vërtetë thjesht qëndroj e përqendruar në çështjet dhe njerëzit. Unë nuk po e bëj atë për publicitet,’ shtoi ajo.

Gruaja 39-vjeçare e reperit Kanye West, tha se ajo punon çdo ditë në studimet e saj për drejtësi për gjithsej 20 orë në javë dhe sapo përfundoi vitin e parë të një programi katërvjeçar të mësimit në Kaliforni. Kim, po synon të marrë provimin e avokatit në 2022.Babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian, ishte një avokat i shquar në Los Angeles i cili ishte pjesë e ekipit juridik që përfaqësonte yllin e futbollit O.J.Simpson në gjyqin e tij në vitin 1995 dhe lirimin për vrasje të dyfishtë. Vince DiPersio, një prodhues ekzekutiv i Projektit Drejtësi, tha se West po merrte një “rrezik të madh” duke marrë iniciativën për lirimin e të burgosurve.

‘Ajo është një figurë e njohur dhe ka një markë të madhe. Zoti e ruajt që dikush të dalë jashtë dhe të bëjë diçka të tmerrshme, por Kim është e gatshme ta marrë këtë rrezik’, tha ai. Pra, Kim është e rrezikuar me jetë me këtë veprim të saj.Në vitin 2018, West loboi me sukses Presidentin Donald Trump për të shlyer dënimin me burgim të përjetshëm të Alice Marie Johnson, një grua 63-vjeçare nga Tenesi, e dënuar për marrje të drogës. Në fillim të vitit 2019, ajo ndihmoi të fitonte lirinë një tjetër grua nga Tenesi, Cynthia Brown. Brown, 30 vjeç, u dënua si adoleshente për vrasjen e një burri që e paguante të bënte seks me të. Brown, mori burg të përjetshëm me mundësinë e lirimit pasi vuajti minimum 51 vjet burg.Vitin e kaluar, Guvernatori i Tennessee Bill Haslam ndryshoi dënimin pasi Kardashian dhe të famshëm të tjerë morën çështjen e saj. Disa nga personat e paraqitur në dokumentar u sollën në vëmendjen e Kardashian me letra dërguar direkt asaj. Ajo tha se punon në disa prej rasteve vetë dhe i dërgon të tjera avokatët që beson se mund të ndihmojnë.Kardashian, tha se ajo shpreson që dokumentari do të bindë shikuesit se ka njerëz që meritojnë një shans të dytë edhe nëse ishin të përfshirë në një krim të dhunshëm. ‘Ju me të vërtetë nuk keni ide se çfarë ishte në anën tjetër dhe çka i çoi ata në ato vendime, shpresoj se njerëzit mund të jenë më empatikë’.

Kardashian, u shfaq me një pamje elegant të Shtunën ndërsa ajo mori pjesë në Ditën e Tourit TCA  në Pasadena.Sipas ‘USA Today’, ajo u tha gazetarëve: ‘Çdo rast që unë zgjedh është me të vërtetë personale për mua, është  një letër që marr nga dikush nga brenda që thjesht prek zemrën time dhe diçka e di më lëviz. Por rastet që unë shfaq në këtë dokumentar tregojnë aspektin e thyer të sistemit tonë. Shpresoj se njerëzit mund të jenë më empatikë dhe të ndiejnë se duke u dhënë njerëzve, si ata të paraqitur në Projektin Drejtësi, një shans i dytë, nuk ka asnjë rrezik për shoqërinë tonë.’