[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kina shënon më pak raste të koronavirusit se Mitrovica, përgjysmë më pak se Prishtina



 

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar vetëm 23 raste të reja të koronavirusit, tetë më pak se një ditë më parë.

Në mesin e rasteve të reja, 15 ishin raste të transmetimit lokal dhe tetë të tjera me prejardhje nga vendet e huaja, shkruan Reuters.

Nëse e bëjmë një krahasim me vendin tonë, vetëm në Mitrovicë, në 24 orët e kaluara janë shënuar 24 raste të reja me koronavirus, ndërsa në Prishtinë 48 raste, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rreth 45 pacientë u liruan nga spitali të shtunën pasi u shënuar nga koronavirusi, ndërsa në tërë vendin kanë mbetur edhe 817 raste aktive, përfshirë 43 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në Kinë është 84,619, ndërsa shifra e viktimave është 4,634.

Ndonëse ishte shteti i parë që regjistroi raste të koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, Kina ka shumë më pak të prekur nga sëmundja e re sesa vendet e tjera të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Rusia, India dhe Brazili.

Menu Title