.
×

Kjo është skuadra që ka numrin më të madh të lojtarëve të nominuar për çmimin ‘Topi i Artë’



Gjashtë lojtarë të Liverpool ishin midis 20 emrave të parë të zbuluar në listën e shkurtër të çmimit ‘Topi i Artë’ që dhurohet nga ‘France Football’.Sadio Mane ishte një nga kandidatët e parë të nominuar për këtë çmim, por senegalezi nuk ishte i vetëm, pasi iu bashkuan edhe shokët e skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve Alisson Becker dhe Georginio Wijnaldum.

Por lista e ‘The Reds’ nuk mbaroi me kaq, pasi edhe Virgil Van Dijk, Roberto Firmino dhe Trent Alexander-Arnold ishin të nominuarit e radhës.

Nga e gjithë kjo, skuadra e Liverpoolit zë vendin e parë për sa i përket lojtarëve të nominuar për ‘Topin e Artë’, me plotë gjashtë futbollistë.Pra lista është kompletuar dhe përmban 30 emra të futbollistëve më të mirë në ligat e tyre dhe kompeticionet të tjera.Kujtojmë se ‘Topi i Artë’ do t’i ndahet njërit prej 30 finalistëve më 2 dhjetor në Paris.