[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Koha kur Rugova mbushte sheshet me simpatizantë, por ja tmerri që kishte përjetuar në Gjakovë



Botapress, 24 Nentor-Menjëherë pas luftës kur kujtojmë kohën kur Presidenti historik, Ibrahim Rugova, mbushte sallat dhe sheshet me njerëz të cilët e admironin presidentin.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe në tubimin në Gjakovë, ku numri i madh i njerëzve që kishte mbushur sheshin mezi prisnin të dëgjonin fjalimin e Rugovës.

Por atë ditë, Rugova dhe elektorati I LDK-së kishte përjetuar tmerrin. Në kohën kur pritej që presidenti Rugova t’u drejtohej të pranishmëve, aty ishin prishur mikrofonat. Rugova për afër 10 minuta kishte qëndruar para mikrofonit, por nuk ishte arritur te flas para masës së madhe, e  cila me padurim priste që ai të marr fjalën.

Rugova, pasi kishte zbritur nga bina, kishte qëndruar për pak kohë ulur në rreshtin e parë, për t’u larguar më pas nga aty nën shoqërimin e madh të forcave të sigurisë.

Sipas, kryetarit të atëhershëm të degës së LDK-së në Gjakovë, Aqif Shehut, e gjithë kjo kishte ndodhur, pasi dikush nga brenda dëshironte që ky tubim të dështonte./BS/

Menu Title