[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo komunë do t’ua dhurojë nga 100 euro të porsalindurve



Komuna e Mitrovicës merr vendim që për çdo fëmijë që lind, komuna do të paguaj nga 100 euro. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal.

Propozimi u dha nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe u votua me shumicë votash.

Kështu, Mitrovica po iu bashkohet disa komunave që japin para për çdo fëmijë që lind.

Rikujtojmë se Mitrovica e ka shumën më të ulët për këtë pagesë, pasi komunat e tjera japin nga 130, 160 e 200 euro për çdo fëmijë që lind.

Menu Title