[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Krasniqi: Çdo rast me COVID-19 pas 20 marsit është për shkak të pakujdesisë sonë



Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën me koronavirusin në Kosovë. Krasniqi ka thënë se Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka 125 shtretër, ndërsa 6 prej tyre janë në repartin e kujdesit intensiv.

Ai thotë se për momentin tre pacientë të prekur me COVID-19 janë nën kujdesjen intensive.

Infektologu thotë se është pozitive që në Kosovë nga 170 të prekurit me koronavirus, vetëm 70 prej tyre kanë marrë mjekim në Klinikën Infektive ndërsa pjesa tjetër janë izoluar në shtëpitë e tyre për trajtim më të lehtë.

Krasniqi thotë se personalisht ka menduar se pikërisht Malisheva do ta kalojë më së lehti këtë virus edhe për shkak të përvojës me rriqrat. “Fatkeqësisht pandemia doli të jetë e paparashikueshme”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Infektologu tregon edhe disa dilema që kanë klinicistët me epidemiologët.

“Nëse nuk i prekni sytë, hundën apo gojën, nëse nuk kolliteni dhe s’keni kontakt me personat e infektuar s’ka se si të infektoheni. Edhe nëse keni pasur kontakt dhe më pas i pastroni duart nuk ka rrezik…Virusi nuk mund të futet në trup përmes lëkurës”.

Krasniqi thotë se qytetarët nuk po i zbatojnë masat sa duhet pasi infektimi nuk është aq i thjeshtë. Ai thotë se më nuk ka raste të importuara, por rastet e reja nga papërgjegjësia e qytetarëve, përcjell Telegrafi. “Çdo rast [me koronavirus] pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.

Menu Title