[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kreshnik Mahmuti dhe Hanife Zeqiri kampion të turneut për Ditën e Pavarësisë



Sot 21/02/2021 në palestrën e shkollës fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua turneu i seniorve për Ditën e pavarësisë, e që ishte edhe gara e parë e FPPK-së për vitin 2021, e cila u organizua në sistem të mbyllur për të respektuar masat anti covid19.

Në kategorinë e femrave ishin të ftuara 16 sportistet e para të ranglistës. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri kësaj radhe ishte më e mirë se Shega Hashani, e cila konsiderohet si shpresë e pingpongut femëror, duke fituar me rezultat 3:0. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Hanife Zeqiri dhe Alma Mehmeti, dy bashkë lojtare nga klubi i Dritës, pas pesë setash triumfoi Hanifja me rezultat 3:2. Në finalen e dy motrave Zeqiri triumfoi Hanifja me rezultat 3:0.

Në kategorinë e meshkujve ishin të ftuar 32 sportistët e parë të ranglistës, ku kishte mjaft ndeshje interesante dhe të forta. Befasia e këtij turneu ishte humbje e Fatih Karabaxhakut në xhiron e dytë nga Besart Domaniku si dhe Blendi Hajdarit nga Eroll Boshnjaku. Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj ndaj Eroll Boshnjakut me 3:0, e në gjysmëfinalen e dytë Milot Makolli fitoi 3:0 ndaj Veton Gotës i cili kishte fituar me 3:0 ndaj Besart Domanikut. Në finale Kreshniku nuk lejoj befasi duke fituar me 3:0 ndaj Milotit, e kështu vazhdoj serinë e fitoreve nga vitit 2020.

Për fituesit në të dy kategoritë u ndan kupa dhe medalje nga përfaqësuesit e FPPK, e gjithashtu Komiteti i gjyqtarëve dhe Arbitrave ndau certifikatat për 6 Gjyqtarët e rinj të cilët e kaluan provimin për gjyqtar kombëtar në vitin 2020

Kategoria M

1.Kreshnik Mahmuti

2.Milot Makolli

3.Eroll Boshnjaku

3.Veton Gota

Kategoria F

1.Hanife Zeqiri

2.Linda Zeqiri

3.Shega Hashani

3.Alma Mehmeti

Menu Title