.
×

Kryeziu: 6 tetori prodhoi situatë të re politike, por spektali për koalicionin VV-LDK ka filluar të merr karakter të situatave të vjetra!



Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, vlerëson se “spektali” siç e ka quajtur ai për formimin e koalicionit VV-LDK, po e zbeh situatën e re politike të krijuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit, që i nxori këto dy parti si të parat.Kërkesa për të shkuar në zgjedhje nga përfaqësuesit e këtyre dy partive politike sipas Kryeziut, tregon mungesën e kreativitetit politik.

“Rezultatët e 6 tetorit krijuan një situatë të re politike, por spektakli për formimin e koalicionit VV-LDK ka filluar të merr karakter të situatave të vjetra politike.

Po i afrohemi përiudhes tre mujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes ketyre dy subjekteve përcillen me zvarritje, përplasje edhe pa marrëvshje për të bashkëqeverisur.Kërkesat për zgjedhje të parakoheshme menjëherë mbas fillimit të qeverisë Haradinaj, po nga këto dy subjekte politike, po duket se në mungesë ë kreativitetit politik, kanë qenë deklarata e parulla politike për konsum ditor, më shumë se sa angazhim për harmonizim të vlerave e përgjegjësive për udhehëqje me vendin”, tha ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, edhe takimi i pestë me radh i zhvilluar në zyrët e Kuvendit të Kosovës ndërmjet liderëve të këtyre dy partive politike Albin Kurti dhe Isa Mustafa, përfundoj pa një marrëveshje konkrete.