[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ku është 1 Qeshori për fëmijët që janë në rrugë



Miliona fëmijë në mbarë botën jetojnë në rrugë dhe në varfëri. Shumica e këtyre fëmijëve janë të privuar nga kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Ka shumë faktorë që mund t’i shtyjnë fëmijët e rrugës duke përfshirë varfërinë, ndarjen e familjes, dhunën, luftërat, fatkeqësitë natyrore dhe martesa të detyruara. Sot në botë ekzistojnë deri në 150 milionë fëmijë rrugë, ku është një qeshori për këta fëmijë, shkruan Botapress.info

Të ndjekur nga dhuna, abuzimi me drogën dhe alkoolin, vdekja e një prindi, shkatërrimi i familjes, lufta, fatkeqësia natyrore ose thjesht kolapsi social-ekonomik, shumë fëmijë të varfër janë të detyruar të dalin në rrugë, të fshihen, të lypin, shkruan Botapress.info

Shpesh në jetën e përditshme të gjithë shohim në rrugë një kategori të tillë fëmijësh. Ajo që na bën të ndjehemi keq është pamundësia jonë për ta ndryshuar këtë fakt.Shohim çdo ditë fëmijë të moshave të ndryshme që dalin në rrugë kush duke lypur kush duke u bë shitës ambulantë për të fituar bukën e gojës.Varfëria dhe pasiguria sociale në vendet tona dhe në mbarë Botën i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të lypin rugëve.Problemi i fëmijëve që janë në rrugë është një situatë e rëndë në mbarë botën .Ata fëmijë duhet të rriten, edukohen, kulturohen dhe zhvillohen .Këta fëmijë nuk shkojnë në shkollë apo e kanë braktisur atë, që përdoren nga familja si faktor ekonomik apo shfrytëzohen nga “tutorët e rrugës” . Çdo ditë në rrugë dhjetra fëmijë janë të detyruar të lypin dhe të shesin diçka për shkak të disa detyrimeve. Disa prej tyre janë të detyruar të punojnë për familjet e tyre, shkruan Botapress.info

Fëmijët e rrugës identifikohen kryesisht si “fëmijë që punojnë”, aktivitetet kryesore në rrugë janë lypja dhe larja e xhamave tëveturave, shitja në semaforë ose lypja, në bare/kafene apo nëpika të caktuara në anë të rrugës. “Fëmijët e Rrugës” është një term i përdorur nga Henry Mayheë në vitin 1851. Para se këta fëmijë thjeshtë përmendeshin si të pastrehë të braktisur. Shumica e fëmijëve të rrugës konsiderohen viktima të “dhunës ekonomike”.

Fakt është se numri i këtyre fëmijëve po rritet duke u bërë një problem. Pra, shumë fëmijë që lypin, mashtrojnë, vjedhin, po disa lypin për ushqim , disa fëmijë jetojnë në rrugë ,disa punojnë në rrugë . Në fakt, në të gjithë Botën ka një numër të madh fëmijësh që mbijetojnë në rrugë në disa vende ata , janë më të njohur si të pastrehë .Duke ecur nëpër rrugët , qendrën e qytetit ku jetojmë shohim njerëz që kërkojnë lëmoshë nga ne ;të mbështjellur me një batanije , në sytë e tyre dhe fytyrat e tyre nuk sheh gëzim, këmbë zbathur verë e dimër.

Nga çantat ose xhepat tonë gjithmonë ju japim monedha edhe pse ata nuk i mban gjallë .Shumë njerëz janë kundër dhënies së parave për lypësit rrugës . Ne shohim shumë fëmijë duke lypur në rrugë në gjendje të vështirë dhe të pambrojtur. Ndihemi të trishtuar, ndonjëherë neglizhojmë duke menduar përtej qëllimit tonë.Është vërtetë shumë e trishtuar. Është shumë e vështirë të vazhdosh rrugën, kurse ata kërkojnë lëmoshë prej nesh, shkruan Botapress.info

Të qenit i pastrehë është diçka shumë e keqe , ata njerëz kanë nevojë për ushqim, mbështetje, strehim . Njerëzit nëpër shumë vende nuk duan t’i japin drejtpërdrejtë të pastrehëve paratë, sepse nuk e dinë se ku po shkojnë paratë e tyre. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit e pastrehë të largohen nga droga dhe alkooli dhe atyre që duhet t’u ndihmojmë për ushqim e strehim . Ekzistojnë kategori të ndryshme të fëmijëve të rrugës. Ka nga ata që punojnë në rrugë si mënyra e vetme për të fituar para, ata që gjejnë strehë në rrugë gjatë ditës, por kthehen në një në familje gjatë natës dhe ata që jetojnë përgjithmonë në rrugë pa një streh mbi kokë. Të gjithë janë në rrezik nga abuzimi, shfrytëzimi e nga dhuna, por më në gjendje të keqe janë ata të cilët aktualisht flejnë dhe jetojnë në rrugë, duke u fshehur nën ura, në ulluqe, në stacione hekurudhore etj.

Fëmijët e rrugës kanë një jetë shumë të vështirë edhe pse në sytë e tyre rrezaton fëmijëri, ato nuk mund ta fshehin lodhjen e rraskapitjen. Fytyra e tyre e rreshkur nga dielli merr trajtat e pjekurisë. Në duart e tyre të vogla të ashpërsuara ata mbanë një kuti kartoni plot pako cigaresh e lecka të lagura.Ndonëse është vapë përvëluese në ditët e verës apo acar në ditët e dimrit, ata përpiqen t’ua bëjnë joshës mallin e tyre kalimtarëve nëpër rrugët e qytetit. Shumica e fëmijëve që lypin janë nga komunitetet rom , më pas shqiptarë e maqedon.

Edhepse shumica e fëmijëve e ndiejnë diskriminim nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe kanë ndjenja negative si trishtimi dhe palumturia, të gjithë thonë se ata punojnë pasi familja e tyre është në varfëritë skajshme. Problemet ekonomike janë më të dukshme përfëmijët, shkruan Botapress.info

Sipas fëmijëve, “varfëria në shtëpi” është vështirësia qëthonë më shpesh, prindër të papunë dhe mungesa e një shtëpie. Të qenit i pastrehë , pa një kulm mbi kokë nënkupton mospasjene një vendi për të jetuar, jetesën në një banesë të papërshtatshme ose në vende të cilat nuk janë të përshtatshme (të tilla si shtëpitë improvizuara : shtëpi prej kashte ose diçka të ngjashme ) .

Të jetosh në rrugë nuk është e lehtë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët problemet me të cilat ballafaqohen këta njerëz çdo ditë janë diçka që nuk mund ta imagjinojmë. Jeta në rrugë është e tmerrshme , sfiduese dhe e rrezikshme.Asnjëri prej nesh nuk është në atë situatë. Por ne përsëri, duke ecur nëpër qytetin tonë, duke parë se si dikush të zgjat dorën është vërtetë diçka shumë e keqe prandaj të gjithë duhet të jemi më të ndjeshëm.

Edhe një 1 Qeshor me fëmijë në rrugë në Botë edhe në vendin tonë Kosovën, pa shkollë pa bukë e pa zgjidhje, deri kur është një pikëpytje e madhe./Botapress.info/

Menu Title