[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kulla më e lartë në Dubai vishet kuqezi



Në 108 vjetorin e shpalljes së Shqipërisë mëvete dhe të pavarur, kanë ardhur shumë urime nga personalitetet dhe aktorë politikë të rëndësishëm botërorë.

Mënyra më kreative për të uruar këtë ditë ka ardhur nga Dubai, ku kulla më e lartë, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Videoja është në faqen zyrtare të Burj Khalifa ku shkruhet ‘Ndizet Bujr Khalifa me flamurin shqiptar në festën e tyre kombëtare’.

Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.

Menu Title