[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kurti: Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm – zgjedhjet dhe ndryshimet, të domosdoshme



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se rikthimi i qeverisjes së mirë është i nevojshëm për vendin.Sipas tij vonesa e kësaj por edhe e zgjedhjeve të reja, gjithnjë po bëhet më e pamundur”Lëvizja është shumica”.

”Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”.

Këto komente, Kurti i tha përmes një reagimi të tij në facebook, ndërsa bëri të ditur se Lëvizjes Vetëvendosje iu janë bashkuar edhe disa anëtare të reja.”Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku”.

”Znj. Florije pas luftës migroi në Gjermani, ku edhe jeton tani me djalin e saj dhe familjen e tij”.”Ndërsa Valentina, e cila përfundoi studimet universitare në drejtimin e Arkitekturës në Prishtinë, migroi në mes të viteve të ’90-ta në Gjermani, e në 2006 u kthye në Kosovë. Valentina është sipërmarrëse dhe themeluese e disa kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompani të ndryshme evropiane në tregti dhe industri të lehtë”.

Menu Title