.
×

Labinot Hajdari: Edi Rama, një “patriot” i Beogradit e një zëdhënës i Vuçiqit!



Nga “patrioti” ne Beogradin e para 5 viteve, ne ‘zedhenesin” e Vuçiqit dhe Jugosllavise se dikurshme, e te cilet Kosoven e pranonin te “barabarte” brenda atyre Republikave, por jo si Republike.

Ne projektin e dashur te Edi Rames, Vuçiqit mbase mund te mos i pengoj prania e perfaqesuesve te Kosoves, por e pranon Kosoven vetem si pjese e Serbise, ashtu sic e deshironte dhe e pranonte Tito e Millosheviqi!

Edi Rama duhet ta dij mire qe inatin qe e ka me Francen, nuk mund ta shfryej ndaj Kosoves neper takime te tilla Ballkanike! Fundja, per Serbine historikisht problem nuk ka qene Shqiperia, por Kosova!

Tendencat e Edi Rames per te paraqite Kosoven si jobashkepunuese, mbase mund t’i sjelle nje PLUS atij per “fqinjesi te mire” ne raport me BE-ne, por nje MINUS te madhe ne historine e pergjakur te Kosoves!

Domatet e tij qe aq shume i permendi ne konferencen per shtyp, do te duhej t’i fuste ne Kosove dhe anasjelltas, pa pas nevojen e Vucicit e “schengenave” te tille!Asgje me shume, vetem te respektonte ato marreveshje qe nenshkruanin (sa per sy e faqe) ne Prizren,Vlore e Peje.

Ne cfardo mini apo maxi, Kosova mund te hape kufijte me ata fqinje, vetem ateher kur nga te njejtit (Serbia, apo edhe Bosna) do te pranohet si shtet i pavarur dhe i barabarte, dhe Serbia te marre ne pergjegjesi gjenocidin e shkaktuar ne Kosove!