.
×

Lajm i madh: Xhudistët Dardan Cena e Anes Veseli i sjellin Kosovës medalje të artë e të bronztë nga Italia



Xhudistët kosovar Dardan Cena e Anes Veseli kanë shkëlqyer në garën ndërkombëtare të xhudos Alpe Adria në Lignano të Italisë.
Federata e Xhudos bën të ditur se Cena ka rrëmbyer medaljen e artë, derisa Veseli të bronztën. Sot kanë garuar 4 garues në grupmoshën U18 në turneun ndërkombëtar Alpe Adria në Lignano të Italisë.Atje u ndeshen: Dardan Cena (-60kg), Loris Sharapolli (-66kg), Ermal Salihaj (-73kg) dhe Anes Veseli (-81kg).
Të gjithë kundërshtarët e tyre ishin nga klubet Italiane.
Dardan Cena (-60kg) fitoi 7 ndeshje dhe u stolis me medalje të artë.
Në ndeshjen e parë Cena mposhti me ëazaari dhe Ippon garuesin Andrea Binda, në ndeshjen e dytë mposhti me ëazaari garuesin Roberto Giorgio Spasaro.
Në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon garuesin Matteo Frontaurea.
Cena në ndeshjen e katërt mposhti me Ippon garuesin Alberto Saponaro, derisa në çerekfinale mposhti me Ippon garuesin Alessandro Di Stefano.
Në gjysëmfinale mposhti me Ippon garuesin Manuel Misoaga. E në finale mposhti me Ippon garuesin Giuseppe Santoron.
Kurse Anes Veseli (-81kg) fitoi 5 ndeshje e humbi 1 dhe u stolis me medalje të bronztë.
Në ndeshjen e parë Veseli e mposhti me Ippon garuesin Leonardo Cacciatore, në ndeshjen e dytë mposhti me ëazaari garuesin Antonio Mattia Scanu.
Ai në ndeshjen e tretë humbi me ëazaari nga garuesi Francesco Fidone dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh.
Në ndeshjen e parë të repasazhit Veseli e mposhti me Ippon garuesin Lorenzo Buldorini, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon Vittorio Musseto Balbo dhe në ndeshjen e tretë mposhti me 3 dënime për Ippon garuesin Andrea Raffaeli.
Kurse xhudisti Loris Sharapolli (-66kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2.
Në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon garuesin Andrea Taffarel, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi Ciro de Luca dhe u kualifikua të ndeshje në repasazh.
Në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon garuesin Giulio Manenti, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi Nicolo Caromani.
Derisa Ermal Salihaj (-73kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 1.
Në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon garuesin Sebastiano Gimmillaro, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesin Mirco Franco Zanco.
Në ndeshjen e tretë humbi me Ippon nga Kledis Luanaj dhe nuk iu dha mundësia të vazhdojë tutje.
Nesër ndeshen grupmosha e Juniorëve U21: Arbër Nikqi (-66kg) Selim Berisha (-73kg), Arbër Kullashi (-81kg), Rios Kuka (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).