.
×

LAJMI I FUNDIT: Roma dhe Inter shkëmbejnë dy lojtarët e tyre



Është arritur një akord, sa i shpejtë po aq edhe i papritur, mes Interit dhe Romës për shkëmbimin e Mateo Politanos me Leonardo Spinazzolas.Sipas Gazeta Dello Sport, Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe ditën e sotme dy lojtarët pritet t’u nënshtrohen vizitave mjekësore përpara se të firmosin kontratat përkatëse, transmeton Gazeta Blic.

Një tregues i qartë mbi faktin që operacioni pranë mbylljes, ishte shfaqur gjatë paradites, pasi sulmuesi i Interit nuk figuronte mes të grumbulluarve për sfidën e djeshme në Kupën e Italisë kundër Cagliarit.

Politano dhe Spinazzola menaxhohen nga i njëjti përfaqësues, Davide Lipi, faktor që ka thjeshtësuar jo pak zhvillimet e negociatës: vlerësimi i secilit u afrohet 25 milionë eurove.