[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK, Dega në Zvicër ngushëllon familjen e veprimtarit Nazmi Peci



Sot me marrjen e lajmit të hidhur, e të papritur të ndarjes fizike nga kjo jet e Familjarit tuaj të ngushtë bashkëveprimtarit, aktivistit tonë të përhershëm të LDK-së në Zvicër, z.Nazmi Pecit.

Dega e LDK-së në Zvicër, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta Familjes së tij të ngushtë dhe Farefisit të gjerë, për humbjen e familjarit, Prindit, Intelektualit dhe veprimtarit të denjë të çështjes kombtare !

E nderuara Familje Peci,

Në këto çaste pikëllimi, bashkëndiejmë me ju për humbjen e më të dashurit tuaj, bashkëveprimtarit tonë të nderuar z.Nazmi Pecit i cili na iku papritmas për të cilin kishte nevojë gjithëherë familja, rrethi, bashkëveprimtarët dhe vendi i tij Kosova.
Andaj si Familje ju ftojmë të ndiheni Krenar për Veprimtarin e Nazmiut me të cilēn i dha dritë të shkëlqyer përsonalitetit të tijë, qytetar e familjar në drejtim të pastërt të veprimtarisë atdhetare!

Nazmiu na iku heret në amshim !
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Dardanisë Antike të cilën e dashti aq shumë!
Ngushëllme dhe nderimet më të sinqerta, Familjes Peci,
LDK-së Dega në Zvicër

A. Kosumi

Menu Title