[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK nuk tërhiqet për asnjë “milimetër”



Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje të fuqishme Isa Mustafës, që në negociatat me Vetëvendosjen të mos lëshoj pe për postin e presidentit.

Burime të Gazetës Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së kanë bërë të ditur se kjo kërkesë të mos negociohet me Vetëvendosjen.”Isa Mustafa e ka marrë edhe mbështetjen e Kryesisë në kërkesën që posti i presidentit t’i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i partisë ka thënë se ata nuk do të tërhiqen nga ky post edhe me kushtin që vendi do të shkoj në zgjedhje. Ka pasur një mbështetje unanime për këtë qëndrim të Isa Mustfës”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ky burim brenda mbledhjes së Kryesisë së sotme ka cituar Isa Mustafën ku ka thënë se postin e presidentit nuk po e kërkon për vete, por që ai duhet t’i takoj LDK-së.Ndërkohë që gati tri orë ka filluar takimi ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes, në pērpjekje për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka thënë se janë unik në qëndrime, ndërkohë sa i përket mundësisë së arritjes se një koalicioni për bashkëqeverisje, ka thënë se është e nevojshme që palët të bëjnë kompromise.

“Ne jemi unik në qëndrime. Kemi përafrime me VV-në. Takimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes. Do të vazhdojnë negociatat deri në arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje. Nuk kemi barrikedime. Jemi duke biseduar që së bashku të arrijmë deri në një marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

Se a do të këtë marrëveshje sot në takimin e pasdites mes dy liderëve, Mustafa ka thënë që kjo mbetet të shihet.Mustafa ka thënë se për arritjen e një marrëveshje duhet që palët të bëjnë kompromise.“Ne jemi duke ndërtuar mirëbesim me VV-në. Gjithë temat do të diskutohen në takimin e radhës. Pjesë e marrëveshjes është që të gjitha palët të bëjnë kompromise. Pra diskutimet do të vazhdojnë në tavolinën e negociatave”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Menu Title