[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ligjet e BE’së e dënojnë gjyshen për postimin e fotove të nipërve e mbesave në Facebook



Gjykata në Holandë e urdhëroi gjyshen të largoj fotot e nipërve dhe mbesave nga rrjeti social sipas ligjit të Bashkimit Europian të mbrojtjes së të dhënave.

Rasti u shfaq pas ankesës së vajzës dhe nënës së saj. Vajza kishte kërkuar të largonte fotot por ajo kishte refuzuar kishte raportuar dje BBC.

Vendimi i gjykatës holandeze ishte bërë sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE’së, që ishte miratuar në vitin 2016 dhe zbatuar në vitin 2018.

Gjykata kishte marrë këtë vendim pasi “ishte e pamundur të përcaktohej me bindje të plotë nëse postimi i fotografive në rrjete sociale mund të aplikohej ‘përjashtim për familje’ bazuar në nenin 2(2)(c)”.

Ishte raportuar dje nga BBC se tani gruaja duhet të paguaj një gjobë prej 50 euro në ditë, çdo ditë nëse ajo nuk i përmbahet vendimit të gjykatës, me maksimum prej 1 mijë eurosh.

Reagime kishte nga të ndryshmet për këtë rast, disa prej tyre ishin të zemëruar me vendimin e gjykatës dhe ligjet e BE’së.

Menu Title