[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Limaj: Kurti t’u kërkojë falje njerëzve që u tha flamuri është “lara-lara”



Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri, Albin kurti, duhet të kërkojë falje te njerëzit që u ka thënë se flamuri i Kosovës është “lara-lara”.Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Ndryshimi duhet t’i mirëpritet çdokujt. Mirëpo kur ju bëni një transformim të tillë ju duhet të kërkoni falje. Sëpari atyre që ju keni thënë se ky flamur është lara-lara”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se ky ndryshim është ndodhur më herët, kur vetëvendosje ishte bërë pjesë e Kuvendit. “Është qesharake sot të shohësh duke u ngritur në këmbë ata deputetë që më herët nuk kanë bërë ashtu”.

Menu Title