.
×

Linja e re ajrore Prishtinë-Beograd “nuk ndikon” në taksën 100 për qind



Eset Berisha ka dhënë detaje se si do të funksionojë linja Prishtinë-Beograd. Me anë të transportit tokësor do të udhëtojnë për në Beograd.Nga ky vend, rreth 25 udhëtarë marrin rrugën për në Serbi çdo ditë. Por  pavarësisht kësaj, së shpejti kësaj linje qarkulluese do t’i shtohet edhe një lloj tjetër i transportit.

Kjo për shkak se të hënën u nënshkrua marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd nga ministri serb të ekonomisë, Milun Trivulac dhe drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.

Ky i fundit jep detaje se si do të funksionojë kjo linjë. Sipas Berishës, një anë tjetër e suksesshme e kësaj marrëveshje është edhe zhbllokimi i korridoreve tjera në hapësirën ajrore. E kur do të fillojë të shfrytëzohet kjo linjë e re ajrore, ende nuk dihet.

Mirëpo sipas drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, këto janë vetëm çështje teknike.

Ndërkohë dokumenti i nënshkruar në ambasadën amerikane në Berlin ngjalli dyshime se linja Prishtinë-Beograd eliminon automatikisht taksën prej 100% ndaj Serbisë.
Por kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Fluturimet 25 minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Eurowings”, e cila është pjesë e kompanisë gjermane “Lufthansa”.