[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mahije Ferataj: U dogje Albin!



Albin, me  lehte dhe me e natyrshme ka qene per ju qe te viktimizoheshit se sa t’i mbani pergjegjesite kushtetuese dhe morale qe ju kane takua, si Kryeminister vendi?

Pse Albin?!

Pse ne kohe krize me te cilen po perballet vendi, ne njeren ane pandemia globale qe po merr jete njerezish dhe tjetren ane vendosja e kufijve te Kosoves, ju gjetet menyren me te lehte apo thene troç me te turpshme t’a leshoni fronin dhe te ikni?

Disa ne VV po e quajne taktizim!

Une them tradheti, ikje nga pergjegjesit tuaja si Kryeminister ne kohen me te veshtire per vendin.

Albin, behu i sinqerte dhe tregoj popullit se shkarkimi i Ministrit ka qene vetem preteks per t’u vetrrezua, provokimi i nje krize te re brenda krizave qe kishim?

Kush apo cili Kryeminister “normal” guxon t’a bej nje gje te tille, ne kohe krize dhe me arsyetimin me qesharak, qe nje femije ne foshnjore  se ben?! A po ka qene e qellimshme?

Shprehja e mendimit te lire ne nje shtet demokratik, ju preku sedren tuaj prej egocentriku?

Albin, edhe Ligji dhe Rregullorja e Punes, nuk ua jep te drejten t’e shkarkoni dike pa pasur ndonje verejtje paraprake (verbale dhe me shkrim), ju keni bere dy here shkelje, te Ligjit dhe marreveshjes qe kishit me Ldk. Nuk aplikohen Rregulloret e partise suaj  ne nje shtet demokratik (kur te doni t’i shkarkoni apo t’i ngarkoni), nuk jetojme ne Korene Veriore por ne Kosove, shtet i pavarur dhe demorkatik, falë punes e sakrifices se njerezve te Partise qe kishit ne koalicion, te prire nga Presidenti Rugova! Nuk luhet me partine ne koalicion siç luani me anetaret e partise suaj, JO se ju shkarkojne!

Tani, provokimi i vetrrezimit, duke e tradhetuar partnerin e kolicionit dhe duke mos marr fare parasysh se fatin e shtetit po e leni ne duart te PAN-it, ne momentet me te veshtira, nuk ua la shenjë.

Pse po e them kete? Sepse kur LDK ju beri lutje disa dite rradhazi qe t’a ktheni Ministrin, ne kembim te mocionit, nuk e pranuat. Nese nuk e bëtë per vete, pse nuk e bëtë per te miren e vendit? Aq i rendesishem qenka shteti per ju, sa nuk e kaloni dot egon tuaj?

Jo pra, me mire te terhiqeshit tinezisht duke ua hedhur fajin dikujt tjeter ( kete e quani taktizim?) dhe t’i ikni pergjegjesive tuaja, me te cilat ishit i ngarkuar,  a po u frikesuat ( bisedimet me Serbine dhe marreveshja finale)? Udheheqesi i mire nuk terhiqet ne sfiden e pare, se moret shembull President Rugoven, por Qosjen.

Edhe Qosjes kur i eshte ofruar posti i Kryetarit te LDK, ne ate bote, nuk e ka pranua sepse eshte frikesua. Eshte normale te frikesohesh, por edhe morale ta pranosh!

Nje dallim keni ju te dy nga Rugova, se Ai ka ditur t’i thote “JO” Amerikes, duke mos e humbur miqesine me të. Kjo eshte taktika. Nuk eshte taktike t’i kthesh te gjithe ne armiq Albin, per perfitim votash duke u paraqitur si viktime, se viktima kemi boll dhe miqt na duhen gjithmone!

Nuk eshte taktike t’mos ua hapesh telefonin kur te telefonojne nga Shtepia e Bardhe sepse ne i kemi thirrur ata, se nuk kane ardhur vet! Duke e ditur shume mire se çka ndodh me Kosoven po te ikin ata, qe ju i acaruat aq shume, saqe per here te pare i detyrat t’na vene saksione. E kujt, shtetit me mik qe ka Kosova, e qe te shpetuan ty dhe mua kur askush nuk te njihte per “njeri”! JO, Albin. Amerika nuk ka kohe te merret me tekat tua, ajo t’a tregon vendin, siç ka bërë me shume te tjere para teje. Pse e probokuat kete?!

Pse nuk ju pergjigjet pyejtjes se z. Kujtim Shala “ Pse nuk ju do Amerika”? Çka eshte kjo urrejtje e juaja patologjike ndaj saj, a po ka ndikuar Nenkryetari i juaj, qe eshte ne listen e zeze te SHBA?

Nejse, çka tutje. Pse nuk treguat pak pjekuri politike ne pushtet, por luajtet loje axhamish, dhe arritet t’a perçani jo vetem faktorin politike vendor por edhe ate nderkombetar karshi Kosoves, duke e lene shtetin ne nje kaos politik te papare ndonjehere, dhe krize te thelle institucionale?

Pse e tradhetuat besimin e te vetmit patner te mundeshem per nje qeverisje te mire?

Dhe, ne fund pse gjithçka bëtë vetem per fushate, e jo per te miren e vendit? A po, degjova diku se po pretendoni te arrini shumicen absolute te votave. Po, edhe Nexhat Daci, kish pa nje enderr te njejte me te juajen, dhe ende po shpresoke, edhepse ne Amerike jane nderruar shume qeveri qysh nga ajo dite.

Albin, ta japem mundesine dhe besimin, pse e keqperdore?

Albin, pse e dogje shtetin, pse e bere gjithe kete rremujë? Vetem per pushtet, se per shtet jo se jo!

ALBIN, U DOGJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Menu Title