[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Maska e çuditshme e ministres belge të Shëndetësisë po bën “xhiron” e botës



 

Në këtë kohë pandemie, mbajtja e maskës, konsiderohet si mjeti më efikas për t’u mbrojtur nga Covid-19. Shumë shtetet e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e saj.Që prej fillimit të pandemisë, shumë qytetarë në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara, rasti më i fundit ai i ministres belge të Shëndetësisë, Maggie De Block.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj. Kjo gjë ka ngjallur reagim të qytetarëve, të cilët kanë ironizuar ministren për pamjen e saj.

Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.

Menu Title