.
×

Me lot në sy, grimeri shqiptar Mario Dedivanovic i tregoi botës se është gay!



 

Mbrëmjen e kaluar, grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin “American Influencer Awards 2019” në “Dolby Theatre” në Los Angeles.Ky çmim i rëndësishëm iu dorëzua nga mikesha e tij prej vitesh, Kim Kardashian, e cila e emocionoi pafund grimierin.

Mario falenderoi Kim-in që i kishte qëndruar gjithmonë pranë dhe e kishte ndihmuar në momentet më të vështira të jetës së tij, duke iu drejtuar edhe me një mesazh shqiptarëve.

Për herë të parë, grimieri pranoi se është gay dhe i kërkoi motrave dhe vëllezërve shqiptarë të mos ia bëjnë jetë të vështirë fëmijëve që kanë prirje të ndryshme seksuale nga masa.“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim.

Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.