.
×

Meda ia mbanë belin e Lulja duart, poza atraktive nga Dubai



Këngëtari që i rezistoj kohës duke mbetur në listën e më të suksesshmëve. Mehdin Përgjeqaj-Meda mbetet idol i shumë personave që i dëgjojnë me ëndje këngët e tij, shkruan “Kosovarja”. Ai vazhdon të jete aktiv me projekte të ndryshme muzikore, në mbrëmje të ndryshme e ahengje familjare. Sa i përket jetës private, Meda gëzon një jetë të lumtur me bashkëshorten Lulen e katër fëmijët e tyre. Merren gjithmonë shembull për raportet që kanë mes vete, harmoninë brenda familjes. Çifti kohë pas kohe realizojnë imazhe të bukura bashkë, të cilat i ndajnë me publikun. Së fundi ata kanë marrë një pozë atraktive nga pushimet në Dubai. Meda kap për beli Lulen, teksa ajo mbanë duart e tij dhe buzëqeshë